Nata e Muzikës Shqiptare la mbresë të veçantë në Ulqin

Manjola Nallbani & Band së bashku me Gjylie Pelingu – Hoxha dhe Egzona Salaj, sollën në Ulqin Natën e Muzikës Shqiptare që la mbresë të veçante tek të pranishmit vendas e të huaj.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të Festivalit “Skena Verore – Ulqin 2024”, që përbën Festivalin kryesor të organizuar nga Qendra për Kulturë – Ulqin. Festivali rregullisht mbështetet nga Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike Ulqin, ndërsa këtë vit pati mbështetjen edhe të Ministrisë së Kulturës dhe Medias të Malit të Zi, thuhet në publikimin e Qendrës për Kulturë në Ulqin.

About The Author