U mbajt mbledhja komemorative për nder të vdekjes së imamit Rexhep ef. Lika

Komuna e Ulqinit së bashku me Mexhlisin e Bashkësisë Islame në Ulqin, organizuan mbledhje perkujtimore, me rastin e vdekjes se imamit dhe veprimtarit te dalluar,  Haxhi Rexhep efendi Likes, ku fillimisht familjarët dhe të pranishmit mbajtën një minutë heshtje.

Në këtë mbledhje përkujtimore me respekt të lartë e përkujtuan veprimtarin, atdhetarit, dhe prijësin fetar, haxhi Rexhep Ef. Likën, duke I shpalosur dhe treguar ngjarjet mbi jetën dhe veprën e tij si në Ulqin, ashtu edhe në Malësi, ku ai e kaloi një pjesë të mirë të jetës.

Në Malësi do të njihet gjithmonë si bashkëthemelues të Besëlidhjes së Malësisë, bashkë me veprimtarin Gjergj Gjokaj dhe patër Gjergj Marstjepaj. Për këtë veprimtari të madhe jetësore Presidenca e Republikës së Shqipërise me 6 prill 2021, dekoroi imam Rexhep Liken me  titullin ”Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”me vlerësim të veprimtarisë së tij atdhetare fetare si  Bashkëthemelues I Besëlidhjes së Malësisë(1970), për pajtimin e gjaqeve, hasmërive dhe trazirave në Malësi.

Në këtë mbledhje u drejtua edhe kryetari I Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, I cili vlerësoi lartë personalitetin e Rexhep Likës, I cili dha një kontribut  të jashtëzakonshëm si klerik  I shquar, bamirës  zemergjerë  dhe edukues me plot  durim  e përkushtim  me vlerat  më të spikatura  kombëtare  në Ulqin, Malësi  e me gjërë.  

Të pranishmit i përshëndetën me fjalë rasti Ali Bardhi, kryeimami i Bashkësisë Islame të Ulqinit, i cili foli për jetën dhe veprën e tij, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Blerim Bajraktari,  Zëvendës Reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Omer Kajoshaj, si dhe djali i Rexhepit – Nexhat Lika.

Të pranishem ishin edhe ministri Fatmir Gjeka, deputeti Dr.Ilir Çapuni, imamë, intelektual, përfaqësues të shoqërisë civile,  xhematli, etj.

About The Author