Zylfije Gjoni Duraku, mjekja e parë femër shqiptare në Mal të Zi

0
Screenshot 2024-12-03 165607

Zylfije Gjoni Duraku, mjekja e parë femër shqiptare në MZ, e pastaj edhe gjinekologja e pare femër shqiptare në Mal të Zi, një nga zërat më të fuqishëm I gruas për çështjet shëndetësore, kombëtare dhe humane. Doktoresh Zylfija, për të kryer shkollimin kishte përkrahje të pakursyer familjare, mirëpo pëngesat I kishte më së shumti tek pjesa e specializimit, jo nga familja, por nga shteti, I cili asnjëherë nuk I dha përkrahje për tu specializuar, por përkundrazi, pas tre muajsh ia ndali specializimin në spitalin e Tivarit, nga ku u detyrua që të ndjek specializimin me vetëfinancim në Novi Sad. Një luftë tjetër dhe sacrifice profesionale, Dr Zylfija gjatë karijerës e kishte edhe për mbrojtjen e maternitetit të Ulqinit, I cili pas disa viteve të suksesshme, sot gjendet me dyer të mbyllura. Nga veprimtarija e saj për çështje kombëtare, do të veçoj periudhën e të përndjekurve nga Kosova, kur ishte shumë active në ndihmë mjekësore dhe humanitare, e poashtu active ishte edhe në kohën kur Kosova u clirua dhe ajo se bashku me kontigjnetin e pare te ndihmave, u nis drejt Kosovës, ku pati shumë vizita, ndër të cilat është edhe vizita në familjen Jashari dhe shtëpinë e tyre, e cila kishte pamjen që nga koha e masakres familajre. Veprimtaria e saj është shpërblyer edhe përmes mirënjohjeve dhe çërtifikatave të shumta për punën profesionale, humane dhe kombërate. Bagazhi I dr Zylfijes është I madh, prandaj edhe intervista në moment duket e gjatë, por aktivitetet dhe rrëfimet jetësore dëshmojnë një histori sa interesante, aq edhe të dhimbshme. Ju ftoj të ndiqni këtë histori të zgjeruar, e cila po publikohet në këtë format për herë të parë.

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *