Përfitimet e artistëve nga çmimi Oscar

Shpesh për çmime të mëdha mendojmë se mund të kenë edhe benefite të drejtpërdrejta, mirëpo nëse flasim për çmimin e madh Oscar, që është një nga çmimet më prestigjioze në botën e filmit, atëherë mund të befasoheni nëse dëgjoni se ky çmim nuk ka përfitime të drejtpërdrejta financiare. Fituesit e çmimit Oscar, në këtë mbrëmje fitojnë vetëm statuetën e veshur në arë, mirëpo vetë simbolika e fitimit të këtij çmimi, për fituesit e rrit çmimin e tregut dhe artistët kanë benefite të shumta në karierë, e sidomos në rritjen e të ardhurave.