Ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi Znj. Ariana Zherka Hoxha qëndroi në vizitë në Komunën e Ulqinit


Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu priti në takim Ambasadoren e Kosovës Shkelqësinë e saj Znj. Ariana Zherka Hoxha.

Kryetari Nimanbegu e falenderoj Znj. Hoxha për kontributin në marrëdheniet e mira ndërmjet dy shteteve tona . Poashtu theksoi se si Kryetar Komune është  i gatshëm të thellojë bashkëpunimin në të gjitha fushat si dhe e falenderoi popullin e Kosovës që gjithmonë zgjedhin Ulqinin si destinacionin e tyre turistik.

Ulqini është duke ndërtuar infrastukturë e cila garanton stabilitet ekonomik për çdo investitor serioz, përfshirë edhe shtetin e Kosovës që për momentin janë investitorët më të mëdhej në qytetin e Ulqinit.

Ambasadorja e Kosovës e uroj Kryetarin Nimanbegu për detyrën e re si dhe e falenderoj për mikëpritje . Ajo ndër të tjera theksoi se shteti i Kosovës  dhe shteti i Malit të Zi kanë mardhënie të mira në të gjitha fushat. Kosova gjithmonë i është falenderues popullit të Ulqinit dhe Shtetit të Malit të Zi për bujarinë dhe kontributin që ka dhënë për popullin e Kosovës.

About The Author