Filloi rikonstruktimi i rrugës Tivar – Krythë. Përfundimi pritet brenda dy viteve
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimabegu mori pjesë në ceremonin e fillimit të punimeve për rikonstruktimin e rrugës regjionale Tivar(Tuneli Qafë). – Ura e Merkotit – Krythë së bashku me Kryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, Millojko Spajiq, Ministren e Trafikut Maja Vukiceviq dhe kryetarin e Komunës së Tivarit, Dushan Raiceviq,
“Falenderojmë të gjithë ata që kanë ndikuar që këto punime të fillojnë, sepse ky është tregues i përkushtimit të çështjeve shumë të rëndësishme për jetën e qytetarëve”, tha kryetari Nimanbegu.
Komuna e Ulqinit ka përfunduar procesin e eksproprijimit brenda afatit kohorë, duke treguar angazhim serioz për të realizuar këtë projekt, i cili pritet të sigurojë kushte më të mira dhe mundësi të barabarta për komunitetin shqiptar në këtë rajon, pavarësisht sfidave të mëparshme të diskriminimit dhe neglizhencës në zbatimin e projekteve kapitale.
Ky aks rrugor me gjatësi prej 15 km do të kushtojë rreth 12 milion € dhe pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e qasjes dhe zhvillimit ekonomik të zonës, duke sjellë përfitime afatgjata për banorët e saj, e sidomos do të lehtësojë ndjeshëm trafikun tejet të frekfentuar. Përfundimi i rikonstruktimit të rrugës parashihet në tetor të vitit 2026.