Hapet ekspozita e piktores Liridona Gjuka-Bogu
Më 24 gusht në Kullën e Balshajve në kompleksin e Muzeut Vendor, u hap ekspozita e piktores nga Peja, Liridona Gjuka-Bogu, e cila edhe hapat e saj të parë në këtë lëmi i nisi në Ulqin, si një 16-vjeçare me ekspozitë kolektive ku u vlerësua asokohe me çmimin e parë. Liridona i dha Skenës Verore një ndjesi pozitive, pikasi me origjinalitetin e saj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe ditët në vazhdim deri më datën 29 gusht.