Kryetari Nimanbegu dhe Ministri Qullafiq vizitojnë Kriporen, Ullishtën dhe Bunën

qullafiqi

Ministri i Ekologjisë, zhvillimit të qendrueshëm dhe zhvillimit të veriut Damjan Qullafiq qendroi sot në vizitë pune në Komunën e Ulqinit. Së bashku me Kryetarin Nimanbegu dhe bashkepunetorë, vizituan lokacionet si Kryporja e Ulqinit, Port Milenën, Ullishten e Ulqinit, Lumin Buna si dhe lokaliteti ku derdhen ujërat e zeza nga Shqipëria.

Në takim u diskutua mbi çështjet e mësipërme dhe Ministri Qullafiq shprehi gatishmëri të plotë të Ministrisë që në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit së bashku t’i zgjidhin çështjet e rëndësishme ekologjike. Ministri Qullafiq poashtu shprehi gatishmërinë e plotë që të ofrojë zgjidhje për çeshtjet e rëndësishme për komunitetin dhe Komunën tonë. Në takim u bisedua detajisht mbi çeshtjet e Krypores ku Ministri Qullafiq mori përsipër impenjimin në drejtim të zgjidhjes së çështjes së formimit të kompanisë e cila do të menaxhojë parkun e natyrës Kryporja e Ulqinit.

Në takim prezent ishte edhe drejtori i Agjensisë për mbrojtjen e Mjedisit Millan Gazdiq i cili informoi të pranishmit që gjatë ditëve të fundit kishte takim me homologët nga Shqipëria në lidhje me ujërat e zeza që vijnë nga shteti fqinj. Në takim u tha që nga ana e shtetit fqinj nuk egziston fabrikë e kimikateve dhe u fol për analizat e ujit të cilat jane në suaza të normales. Pikërisht për këtë pikë dhe të tjera pika me rëndesi për ekosistemin e Bunës do të mbahet një takim i veçantë me Ministrinë përgjegjëse të shtetit Shqipëtar gjatë fillimit të muajit të ardhshëm.

Në takim u bisedua edhe për problematikën e ujërave të zeza nga shtëpizat dhe objektet afariste në Bunë. Si një zgjidhje e problematikës u bisedua për mundësinë e vendosjes së sistemit bioseptik gjithmonë në komunikim me Te Mirat Detare të cilët menaxhojnë dhe janë përgjegjse për këtë zonë.

Zona e ullishtës dhe Valdanosit u vizituan poashtu nga delegacionet lokale dhe qeveritare dhe u bisedua për mbrojtjen potenciale të kësaj zone dhe mundësinë e zhvillimit të qendrueshëm të kësaj zone.

Në kuadër të kësaj vizite ministri Qullafiq dhe kryetari Nimanbegu me bashkëpunëtorë vizituan Lumin Buna lokalitetet me rëndësi për Komunën e Ulqinit duke shprehur gatishmëri të lartë për ndihmë në zgjidhjen e problematikave aktuale. Ndër të tjerat ministri Qullafiq vlerësoi pozitivisht punën dhe impenjimin e autoriteteve lokale në zgjidhjen e çeshtjeve me rëndësi për Ulqin dhe theksoi se bashkëpunimi dhe dialogu nuk do të mungojë.

About The Author