Ndeshja Otrant Olympic – Buduqnost përfundon 1:1

Sonte në stadiumin DG Arena në Podgoricë, u zhvillua ndeshja në mes të KF “Otrant Olympic” nga Ulqini dhe “Buduqnost” nga Podgorica, e cila përfundoi me rezultatin 1:1.

Për ekipin e “Otrant Olympic” golin e shënoi Angjello Rudoviq në minutine 40-të, kurse për Buduqnostin në minurtin e 55-të, golin e shënoi Dragan Griviq.

Pas gjiros së gjashtë të ligës së parë, Otrant Olympic gjendet në vendin e katërt në tabelë.

Golashënuesi, Angjello Rudoviq, para ndeshjes me Buduqnostin ishte mjaft optimist dhe deklaroi se pret një ndeshje cilësore.

“Budućnost po luan shkëlqyeshëm këtë sezon, por mendoj se edhe ne kemi shanset tona. Ata janë favoritë absolutë, por në futboll kurrë nuk i dihet. Shpresoj për ndonjë surprizë”, theksoi Rudoviq.

About The Author