Në Komunën e Tuzit po mbahet Panairi i librit

Komuna e Tuzit ka organizuar panairin e pestë të librit, një ngjarje kulturore e rëndësishme që tërheq vëmendjen e shtëpive botuese dhe dashamirësve të librit. Ky panair synon të promovojë literaturën, autorët dhe botimet e reja, duke krijuar një platformë për të lidhur lexuesit me krijimet më të fundit nga shtëpitë botuese të ndryshme, thuhet në Kumtesën e Komunës së Tuzit.

Në ambientet e QKI-Malësia në Tuz, në kuadër të Panairit V të Librit, u promovuan edhe disa vepra letrare të autorëve: Aleksandar Beçanoviq, në një bisedë me Leonora Vulaj, më pas u prezantua libri “Arbëreshët, Shqiptarët e Italisë” i autorit Fatmir Toçi, me fjalime nga Zija Vukaj, Fatmir Toçi dhe botuesja Irena Toçi, si dhe një video-mesazh nga akademiku Rexhep Qosja, nën moderimin e Rina Muhaj. Ndërsa në pjesën e tretë, Nikollë Berishaj prezantoi librin “Kësulkuqja – përrallë për të rritur”, të autorit Ag Apolloni.

About The Author