Nelaj: Dhuna vazhdon të jetë problem i theksuar
SOS Ulqin mbajti tryezë të rrumbullakët si përfundim i aktiviteteve të paraparë me projektin” Së bashku deri në zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave” të financuar nga Ministria për punë dhe mirëqenie sociale .
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësuesit e të gjithë institucioneve relevante që janë drejtë për drejtë të lidhur me këtë problematikë të cilët edhe shpalosen të dhënat statistikore për dhunën në familje .
Përveç tyre të pranishëm ishin edhe nga fushat e tjera ,arsimi, shëndetësia, aktivistë/e të shoqërisë civile ,gazetar/e sektori joqeveritar etj. Aktiviteti ka zgjuar po ashtu interesim të madh edhe tek mediat lokale dhe shtetërore.
Në përfundim të këtij aktiviteti, drejtoresha e SOS Ulqin, Hatixhe Nelaj, tha se dhuna në familje është një problem gjithnjë e më i theksuar dhe i përsëritur, sepse masat ligjore vazhdojnë të mos jenë mjaftueshëm rigoroze.