Nimanbegu: Diaspora meriton vëmendje më të madhe. Do të kemi konferncë të përbashkët
Kryetari i Komunës së Ulqinit Z. Genci Nimanbegu i ndau mirënjohje znj.Kamillah Hanks anëtare e këshillit të Staten Island, në New York ,ku prej dekadash jeton dhe vepron një komunitet I madh I shqiptarëve nga këto anë. Motivacioni I Mirënjohjes ishte për angazhim të znj. Hanks në vënijen e urave të bashkëpunimit dhe binjakëzimit me qytetin e Ulqinit dhe miqësisë me popullin mik amerikan. Takimi kaloi në një atmosferë shumë miqësore sepse, krahas zyrtarëve komunal ishin edhe përfaqësuesit e Shoqatave Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja që tubojnë mërgimtarët tanë e që janë ura lidhjeje me vendlindjen.
Kryetari Nimanbegu tha në fjalën e tij se Ulqini krenohet me diasporën e Amerikës e cila çdo here ka shërbyer si urë e marëdhënijeve tona me SHBA-në e kjo e bën atë, shembull të shpresës për integrimin tonë në Bashkimin Evropian.
Znj. Kamilla Hanks , në fjalën e saj veçoi rolin që luan komuniteti shqiptar në Staten Island dhe kontributin që jep ai në fusha të ndryshme. Ndërkaq përfaqësuesit e Shoqatave që tubojnë bashkëvendasit tanë edhe me kete rast shprehën gadishmëri që të ndihmojnë vendlindjen me forma dhe aktivitete të ndryshme.
Të pranishmit u dakorduan me propozimin e Kryetarit Nimanbegu se shumë shpejt duhet të nënshkruajnë një Memorandum të përbashkët, për të konkretizuar dhe realizuar bashkëpunimin në disa fusha siç janë: kultura, arsimi dhe zhvillimi ekonomik.