Përfundoi me sukses Panairi i Librit në Ulqin
U mbajt edicioni i 23 i Panairit të Librit. Panairi është cilësuar si ngjarje kulmore si festë e librit që edhe këtë vit tuboi botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe vende te tjera.
Në ceremoninë e hapjes folën Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu, Ministrja e kulturës Dr. Tamara Vujoviq, Drejtoresha e Institutit të Librit dhe Promocionit Irena Toçi studiusja Alba Barfhyli dhe Ministri për te Drejtat e Njeriut Fatmir Gjeka. Të gjithë folësit e Panairit që mbahet në qytetin tonë, e vlerësuan Ulqinin si qytet i multikulturës dhe divetsitetit, qytet me histori të lashtë, vend mikpritës me tradita të mëdha. Në mesin e të pranishmëve ishin poetë, shkrimtarë artistë dhe njerëz të kulturës. Netët e Panairit ishin të mbushura me aktivitete dhe takime me autorë, e po ashtu u bë edhe ndarja e çmimeve tradicionale të Panairit.