Preshevë: Ardita Sinani zgjedhet kryetare e Komunës së Preshevës

Pas zgjedhjeve të 2 qershorit 2024 në Luginën e Preshevës, u arrit koalicioni në mes të 3 partive shqiptare për  të qeverisur me Komunën e Preshëvës, ku në krye të kësaj komunë është zgjedhur Ardita Sinani, e cila deri më tani ka mbuluar edhe postin e këshilltares për Luginën e Preshevës e  kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.   Tri partitë shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare dhe Unionin Demokratik Shqiptar, para disa ditësh u dakorduan për një koalicion të përbashkët për të qeverisur me Preshevën, gjë e cila nuk ndodhi edhe me Bujanocin.

About The Author