Zgjedhjet në Guci me 15 shtator, të drejtë vote 4.617 qytetarë
Në zgjedhjet lokale për Komunën e Gucisë që do mbahen më 15 shtator 2024, sipas deklaratës së publikuar të Komisionit Komunal Zgjedhor në Guci, do të garojnë pesë lista:
‘Pjesëmarrësit në zgjedhje janë “Lëvizja për Gucinë” me Fadil Ulajn, që përfshin anëtarët e pakënaqur të partive shqiptare, pastaj “Gucia mund të bëhet më mirë – Demir Bajroviq” e drejtuar nga Demir Bajroviq, i cili është kryetar i listës dhe kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve për Guci (DPS). Në garën zgjedhore janë gjithashtu koalicioni BS-SD-SDP me emrin “Me Zemër për Gucinë” me kryesuesin e listës Sanel Baliq, kryetarin aktual të komunës, koalicioni “Së Bashku për Gucinë” i përbërë nga Lidhja Demokratike Shqiptare, Alternativa Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, i udhëhequr nga Salih Gjonbalaj dhe “Demokratët, sepse mbrojmë vendin tonë – Aleksa Bečić – Demokracia e Malit të Zi” me Minela Çekiç si kryesuese të listës”, thuhet në deklaratë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së punëve të brendshme të Malit të Zi, të drejtë vote në Guci kanë 4.617 qytetarë.